“Trajneri më i mirë që kam pasur ndonjëherë”, De Laurentiis “elozhe” Spallettit

by admin
Spread the love

Aurelio De Laurentiis ka thurur “elozhe” për trajnerin e Napolit, Luciano Spalletti.

Numri 1 i Napolit ka vlerësuar punën e bërë nga trajneri i skuadrës i cili ka qenë vazhdimisht edhe kryesuesi i tabelës së renditjes në Seria A, ku vetëm në ndeshjen e fundit nuk arriti të merrte 3 pikë.

Në Europa League, Spaletti arriti të kalonte skuadrën më tej në këtë kompeticion duke eliminuar skuadrën angleze të Leicester City.

Në një intervistë De Laurentiis e ka cilësuar punën e bërë nga Spalletti shumë të mirë, madje është shprehur se është një nga trajnerët më të mirë që ka punuar ndonjëherë te skuadra e Napolit.

A “Spalleti? Trajneri më i mirë që kam sjellë tek Napoli. Ai ndryshe nga të tjerët, eksperimentoi me ato lojtarë që kishte dhe arriti në konkluzionet e tija për lojtarët dhe skemat e lojës. Bëri zgjedhjen më të mirë të mundshme për të mirën e klubit dhe ja ku jemi sot. Ndodhemi në vendin e tretë aktualisht me 36 pikë, dy pikë pas vendit të parë. Me Spalletin në krye mund ta them me bindje se jemi në garë seriozisht për të fituar Seria A”, theksoi numri 1 i Napolit. 

You may also like