Trajneri Ibrakoviq flet pas barazimit ndaj Gjilanit: Rezultati nuk ishte real, ne ishim më të mirë

by admin
Spread the love

Prishtina dhe Gjilani kanë luajtur baras 2-2 në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 22-të në Superligën e Kosovës.

Dy rivalët e vjetër kanë luajtur baras në takimin e zhvilluar në “Stadiumin e Qytetit” në Suharekë, pasi kryeqytetasit tash e disa ndeshje po luajnë jashtë shkaku i rinovimit të “Fadil Vokrrit”.

Ndërrimi i stadiumit po shihet si problem i madh edhe nga ana e trajnerit Ibrakoviq, i cili i cilësoi si heronj futbollistët pasi po arrijnë të përshtaten në stadiume të ndryshme.

“Lojtarët e mi i kisha qujtë heronj, lojtë po i luajmë në stadiumet e huaja edhe trajnimet, lojtarët duhet me i përgëzu për angazhimin” – tha Ibrakovic.

Tutje, trajneri nga Bosnja dhe Hercegovina tha se rezultati 2-2 nuk ishte real pasi ekipi i tij luajti më mirë.

“Nëse e shohim realisht besoj që reale nuk është 2:2, sepse besoj që kemi qenë më të mirë në ndeshje. Në pjesën e parë kemi lujtë shumë naiv” – tha Ibrakoviq.

Pas këtij barazimi, Gjilani e sheh veten në pozitën e dytë me 43 pikë, ndërsa Prishtina e gjashta me 26 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Prishtina luan në udhëtim te Dukagjini, ndërsa Gjilani e pret Ulpianën.

/Insporti.com

You may also like