Trajneri i përkohshëm i Tottenhamit, injoron zërat e merkatos për Kane

by admin
Spread the love

Tekniku i përkohshëm i Tottenham, Ryan Mason, pak para ndeshjes me Man.United komentoi zërat të cilat flasin për një largim të mundshëm të kapitenit Harry Kane, i cili duket gjithnjë e më larg “Spurs”-ave…

“Është një njeri me vlera dhe lojtar i shkëlqyer. Si ai, edhe shokët e tij, po mendojnë për rezultatet pozitive. Thashethemet që fliten për të, janë thashetheme, nuk kanë vend në ambientet tona të punës”, u shpreh Mason.

Sa i përket ndeshjes së të enjtes në mbrëmje ndaj Manchester United, trajneri i përkohshëm i londinezëve tha se skuadra është gati të rikthehet te rezultatet pozitive dhe do të bëjë maksimumin t’ia dalë.


Top Channel

You may also like