Trajneri i Kosovës, Gliha: E njoh Kosovën, kam shërbyer ushtar këtu

by admin
Spread the love

Para miqësorës së nesërme ndaj Jordanisë, trajneri i përkohëshëm Primoz Gliha mbajti konferencë për media, shkruan Insporti.

Ndër informacionet e shumta që dha trajneri slloven, ai zbuloi se kishte qenë ushtarë në Kosovë.

“E njoh mentalitetin e Kosovës, kam shërbyer si ushtarë këtu, isha i vendosur në aeroportin e Prishtinës në vitin 1987, dhe lidhja me Kosovën nuk më mungon në këtë aspekt” – tha Gliha, përcjell Insporti.

Pas ndeshjes miqësore me Jordaninë, Kosova do ta luajë ndeshjen e fundit kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Greqisë në udhëtim më 14 nëntor./Insporti.com

You may also like