Trajneri i Hungarisë: Isha idiot me Shqipërinë dhe tani jemi heronjtë tuaj

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një situatë shumë e vështirë emocionale për t’u përballuar nga trajneri i Hungarisë, Rossi. Dy humbjet e pësuara me Shqipërinë kanë ndikuar në kritikat e mëdha për të, aq sa mund të pritej edhe një shkarkim i mundshëm.

Por në mbrëmjen e djeshme erdhi rezultati i papritur teksa Hungaria barazoi 1-1 në Wembley ndaj Anglisë.

“Me sa di unë, kjo është hera e parë që Hungaria shënon në Wembley që prej humbjes 6-3.

Unë isha një idiot tjetër për ju pas ndeshjes së javës së kaluar kundër Shqipërisë dhe sinqerisht, kjo situatë është e vështirë për mua ta përballoj. Nëse fitojmë, ne jemi heronj, nëse jo, ne gjykohemi krejtësisht ndryshe.

Tre muaj më parë, ne kemi kaluar një kampionat të madh europian. Ju thashë në short se Kupa e Botës është një ëndërr, ka mbaruar për ne, por gjithmonë dhemb kur tifozët jo të vërtetë na përshkruajnë si idiotë pas një ndeshje të keqe. Ne nuk jemi idiotët për të cilët ju na bëni”, tha Rosi.

You may also like