Trajneri i Dinamos pas derbit: Jemi më këmbë në tokë, fokusi te ndeshja e radhës

by admin
Spread the love



Get it on Google Play

Trajneri i Dinamos, Dritan Mehmeti analizoi barazimin 1-1 me Tiranën.

“Secili ka filozofinë e tij. Të gjithë çunat kanë treguar karakter të fortë. Derbi i parë apo i dyti? Nga njëra ndeshje në tjetrën, kanë ndryshim me njëra tjetrën. Ne ishim inferiorë për 45 minuta, por kjo ndoshta e bën më të rëndësishme. Unë mendoj se është diçka pozitive me atë që çunat treguan sot në fushë.

Situata që më solli kundërshtari, më suprizoi me atë lëvizje. Linja e majtë nuk arriti t’i bënte kohët e presionit. Tirana bëri shumë rrezikshmëri në krahun e majtë. Për Kaçorrin e kisha nisur në këtë formë për të mos i dhënë pikë referimi Tiranës. Jam i kënaqur për mënyrën se si çunat u përshtatën. Bënë detyrat që i dhashë.

Skuadra? Sa i përket aspektit psikologjik, skuadra ishte e rënë. Jam munduar të qetësoj dhe të punoj vazhdimisht për emocionet që përcjell grupi. Vërtetë kemi elementë që janë të mirë. Kërkova elementin dhe të lidh forcën e grupit. Atë që kërkova, mendoj se kishim shumë mundësi për t’i zgjidhur më mirë 2-3 situata. Por, edhe Tirana kishte mundësitë e vetë.

Objektivi? Kjo skuadër do të shkojë dita-ditës atje ku duhet të punojmë. E rëndësishme është që skuadra të më ndjekë. Besoj se sot pak u vu re duke mbrojtur në bllok të mesëm. Dua të rris nivelin në gjithë kompenentët e futbollit. Objektivi është vetëm ndeshja e radhës me Skënderbeun.

Dinamo juaj me Dinamon e Di Biaggos? Unë mendoj që nuk e bëj dot këtë krahasim. Çdo trajner ka filozofinë e vet. Do të përcjell gjithçka që kam në filozofinë time. Nuk kam të merrem me të shkuarën. Por, duhet të rikuperoj sa më shumë lojë.

Final Four? Të rrimë me këmbë në tokë, sepse unë jam një natyrë që duhet ta mbështes punën te ndeshja e radhës. Objektiva të tillë, unë nuk i shoh. Në punën time bëj punë afatshkurtër. Nëse do ta merrja skuadrën deri në korrik, ndoshta do të ktheja një përgjigje. Tani mund të shkoj deri te Skënderbeu”, tha ai.

You may also like