Trajneri i Benfikës: Dhanë penallti që nuk ishte

by admin
Spread the love

Benfika nuk mundi të mbante dot avantazhin 3-0 e pjesës së parë kundër Interit mbrëmjen e djeshme.

Zikaltrit arritën që në fund të dilnin me një barazim 3-3 nga stadium “Da Luz”.

Trajneri i Benfikës është i mendimit se ekipi i tij meritonte më tepër, por ka kritikuar ashpër arbitrimin. Shmidti e quajti katastrofë gjykimin e arbitrave.

“Për mendimin tim, lojtarët e mi meritonin ta fitonin këtë ndeshje. Jam i tmerruar nga performanca e arbitrave. E pabesueshme që kjo ishte e mundur në Ligën e Kampionëve.

Sot (dje) keni provën që arbitrat nuk po prodhojnë rezultatin e duhur në fushën e lojës. Dhanë një penallti, e cila nuk ishte një penallti.

Dhanë një karton të kuq, i cili nuk ishte një karton i kuq.

Çdo gjë që mund të bëhej gabim, e bënë gabim.

Për mua ishte një katastrofë të jep i sinqertë. Lojtarët e mi meritonin më shumë”, ka thënë Shmidti.

You may also like