Trajneri Gazmend Haliti rrëfen detaje nga jeta e Edon Zhegrovës, futbollisti më i përfolur shqiptar i momentit

by admin
Spread the love

Edon Zhegrova, futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës ka qenë në qendër të vëmendjes kohëve të fundit në vend, për shkak të akuzave që bëri në drejtim të “disa personave” brenda Përfaqësueses.

Përveç reagimeve në opinion, për “Rastin Zhegrova” u deklarua edhe ish-përzgjedhësi Primoz Gliha që tha se nuk ishte vendim i tij mosftesa për Zhegrovën, në grumbullimin e muajit nëntor, për tri ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024.

Rreth Edon Zhegrovës, lojtarit më të përfolur shqiptar të momentit, ka folur në një intervistë të gjatë dhënë për lajmi.net edhe ndër trajnerët e parë të anësorit kosovar, Gazmend Haliti.

Haliti ndër tjerash në intervistën e gjatë, përshkroi Zhegrovën nga hapat e tij të parë e deri tek mosftesën e tij së fundmi te Kosova.

Intervistën e plotë të Gazmend Halitit të realizuar nga lajmi.net mund ta shikoni në videon e mëposhtme./Lajmi.net/

You may also like