Trajanov dërgon tek kushtetuesja kodin zgjedhor

by admin
Spread the love




Kryetari i Lidhjes Demokratike Pavle Trajanov ka dorwzuar nismw nw Gjykatwn Kushtetuese, siç thotë ai për zhbërjen e monopolit të 4 partive më të mëdha parlamentare në ciklet zgjedhore. Sipas Trajanovit, Kodi Zgjedhor u jep përparësi të madhe katër partive parlamentare edhe në hapësirën mediatike, por edhe në financimin e fushatës zgjedhore. Kështu sipas tij shkelet parimi kushtetues për barazi të partive gjatë pjesëmarrjes në zgjedhje.

PAVLE TRAJANOV, KRYETAR I LIDHJES DEMOKRATIKE
“Sipas Ligjit, 90% e kohës mediatike të financuar u përket katër partive, si dhe mjetet financiare për fushatë zgjedhore, hapësira reklamuese në bilborde etj. Vetëm si shembull, nga 9 minuta të kohës reklamuese në media, 8 minuta u takojnë katër partive më të mëdha, ndërsa vetëm 1 minut për të gjitha partitë tjera ose listat e pavarura. Me këto nene, katër partitë më të mëdha sigurojnë përparësi të madhe në prezantimin e kandidatëve të tyre për deputetë, kryetarë komunash, këshilltarë ose për president shteti”


You may also like