Tragjike! 16 trupa të pa jetë nxirren gjatë natës në brigjet e ishullit të Mitylinit në Egje

by admin
Spread the love

16 trupa të pa jetë janë nxjerrë prej rojes bregdetare greke gjatë natën në brigjet e ishullit të Mitylinit në egjeun lindor.

Sipas burimeve lokale një varkë me të paktën 45 emigrantë të pa ligjshëm në bord u përplas në brigjet e ishillit dhe si pasojë të gjithë emigrantët që ndodheshin në të ranë në det.

Menjëherë në zonë mbërritën forcat e rojes bregdetare greke si dhe helikopterë të marinës dhe ushtrisë helene,por nxjerrja e tyre nga deti ishte tepër e vështirë për shkak të dallgëve dhe erës së fortë që arrinin deri më 8 ballë të shkallës Bofor.

Deri tani janë gjetur 16 trupa të pajetë,të gjitha gra të origjinës afrikane,ndërsa mbeten në zhdukur edhe 15 persona të tjerë.
14 persona janë të shpëtuarit.
Trupat e pajetë u dërguan në morgun e ushullit ndërsa ende po vazhdon operacionj për gjetjen e të zhdurkurve.

Autoritet dyshojnë se disa prej tyre mund të kenë dalë në breg dhe u larguan në brendësi të ishullit.


Top Channel

You may also like