Tragjedia në Turqi, sulmuesi dhe bashkëshortja në krye të misionit

by admin
Spread the love

Dries Mertens është një shembull për t’u ndjekur edhe jashtë fushës së lojës. Sulmuesi belg që është pjesë e skuadrës së Galatasaray në elitën e futbollit turk, së fundmi është i përfshirë totalisht në misionin për të ndihmuar njerëzit në nevojë pas tërmetit katastrofik që goditi Turqinë.

35-vjeçari së bashku me bashkëshorten e tij po kontribuojnë në misionin që ka nisur klubi i Galatasarayt teksa po shpërndahen ushqime për të gjithë njerëzit e prekur nga katastrofa natyrore.

Ky gjest i sulmuesit mori vëmendjen e të gjithë mediave në Turqi ndërsa është vlerësuar maksimalisht nga ana e tifozerisë. Në këtë sezon me Galatasarayn, Mertens është aktivizuar në 20 ndeshje ndërsa e ka gjetur rrugën e rrjetës në pesë raste.


Top Channel

You may also like