Tragjedia në sulmin e katër korrikut/ E mbrojti të birin dy vjeçar me trup, por humbi jetën së bashku me bashkëshorten

by admin
Spread the love

Parada e katër korrikut në Çikago përfundoi tragjikisht me viktima dhe të plagosur, pas një sulmi me armë.

Së fundmi CNN ka publikuar një histori heroike, por me një fund të dhimbshëm. Babai  arriti ta shpëtonte të birin 2-vjeçar, nga të shtënat e pafundme duke e mbrojtur me trup.

Tashmë vogëlushi do të rritet pa asnjërin nga prindërit, pasi Kevin McCarthy 37 vjeç dhe gruaja e tij Irina 35 vjeç, ishin midis shtatë personave që humbën jetën tragjikisht.

Gjyshi i tij ka deklaruar se pas të shtënave nipi i tyre po lëvizte i vetëm në rrugët ku ndodhi ngjarja.

Dana dhe Greg Ring vunë re se djali i vogël Aiden, po lëvizte i vetëm dhe më pas kanë kontaktuar me policinë.

“Kur ne u tërhoqëm, policët dukeshin sikur po përgatiteshin për luftë. Nuk do ta harroj kurrë. Nuk është gjaku i tij, ai është mirë. Çfarë duhet të bëjmë?”, deklaruan ata.

Aiden përfundoi në polici, ku më pas u ribashkua gjyshin.

“Kur e mora, ai tha: A do të vijnë mami dhe babi së shpejti? Ai nuk e kupton”, tha gjyshi.

Në ndihmë të djalit është hapur një faqe ku janë grumbulluar deri më tani më shumë se dy milionë dollarë, të cilat do të shërbejnë në rritjen dhe shkollimin e tij.


Top Channel

You may also like