Tragjedia në Suel natën e Halloween, oficeri nën hetim u gjet i vdekur në shtëpinë e tij

by admin
Spread the love

Një oficer policie i Koresë së Jugut është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij. Oficeri i cili ishte nën hetim për ngjarjen vdekjeprurëse të Halloween në Seul, dyshohet se është vetëvrarë.

55-vjeçari, i identifikuar si Inspektori Jeong, ishte një oficer inteligjence që punonte me policinë lokale. Jeong ishte një i dyshuar në një hetim mbi reagimin e policisë ndaj përplasjes, e cila vrau tragjikisht 156 kryesisht të rinj dhe plagosi 196 të tjerë.

Ai u pezullua të mërkurën, pasi u akuzua se kishte urdhëruar kolegët të fshinin një raport pak para  ngjarjes së Halloween, i cili paralajmëronte për mundësinë e një incidenti të rëndë.

Shumica e të vrarëve në përplasjen e 29 tetorit po festonin Halloween në lagjen e jetës së natës të Itaewon për herë të parë që nga pandemia Covid-19.

Thirrja e parë në polici nga Itaewon erdhi në orën 18:34 me kohën lokale, disa orë përpara se përplasja vdekjeprurëse të ndodhte në një rrugicë jashtë rrugës kryesore.


Top Channel

You may also like