Tragjedia e Potamit/ Balla: Polici ishte përjashtuar, prokurori KÇK e ktheu në detyrë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla, i është përgjigjur deputetes demokrate Grida Dumë, e cila gjatë fjalës së saj në Kuvend  ka folur për tragjedinë e Potamit në Himarë, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia u përplas për vdekje nga një skaf që drejtohej nga një efektiv policie.

 “Kudo që është bregdeti shqiptar ka një mur betoni në rërë dhe një det si shkretëtirë. Bregdeti i Durrësit nuk ka jetë detare. Një 7 vjeçare ne Potam. Humb jetën dhe ende sot ky parlament nuk ka mbajtur një minutë heshtje. I dënuar nuk duhet të jetë ai, pasi është bishti i një koke arrogance pushteti që i thur lavde duke bërë shoë, që i mori jetën një 7 vjeçarje në Potam. E dimë se çfarë do të thotë ajo tragjedi. Sa herë që flisni për Reformën në Drejtësi e kam parë veten duke mbrojtur ish-eksponentë të opozitës”-tha Duma.

 Balla u përgjigj duke thënë se efektivi i policisë ishte përjashtuar nga radhët e policisë, por ishte një prokuror KÇK që e riktheu atë sërish në detyrë.

 ‘Meqë jemi në një marrëveshje ndërkombëtare për sigurinë detare, po i kthej një përgjigje edhe Grida Dumës. Asnjë në këtë sallë të paktën nuk e ka harruar tragjedinë e Potamit. Për çdo qytetar shqiptar, nuk ishte aksidenti por kush e kreu atë aksident. Nuk e kreu një pushues i zakonshëm por një punonjës policie. Natyrshëm për atë lloj tragjedie as edhe sot unë personalisht nuk gjen dot fjalë të japin ngushëllim. Një element nga ajo tragjedi duhet të risillet në vëmendje sot dhe që të bëjë me një fakt që ky personi se kreu atë aksident nuk duhet të ishte në atë pozicion. Strukturat e policisë së shtetit e kishin përjashtuar dhe pastaj u shfaq një prokuror nga ekipi i KÇK-së, e riktheu në polici të shtetit.

Prandaj unë mendoj se kur flasim kur marrim për sipër edhe gjyqtarin edhe prokurorin edhe gazetarin duhet ti marrim faktet një për një. Këtu duhet të kuptojmë sa e rëndësishëm ishte Reforma në Drejtësi. Që një idiot që flaket nga policia e Shtetit, gjen një idiot tjetër dhe rikthehet në polici. Këtu biem të gjithë dakord që vazhdojmë ta mbështesim reformë në drejtësi me qëllim që të godasim sa më shumë individë brenda sistemit të drejtësisë. Atë prokuror që ka rikthyer atë individin, e ka fshirë vettingu. Kjo është gjë e mirë.’- tha Balla.

You may also like