Tragjedi natyrore në Filipine me bilanc lufte – Shqip

by admin
Spread the love

Numri i të vdekurve nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet e shkaktuara nga stuhia e parë tropikale në Filipine këtë vit është rritur në 172 persona, ndërkohë që 110 sosh janë ende të listuar si të zhdukur, tha shërbimi i katastrofave të Filipineve.

Shumica e viktimave, 156 prej tyre, ishin nga provinca Leyte, rreth 600 kilometra në juglindje të kryeqytetit Manila, ku rrëshqitjet e dheut shkatërruan komunitetet në qytetet Baybay dhe Abuyog.

Të paktën 104 persona janë ende në listë si të zhdukur në dy qytete, tha shërbimi kompetent. Gjashtëmbëdhjetë persona humbën jetën në zona të tjera të prekura nga përmbytjet e shkaktuara nga stuhia tropikale Maggie më 10 prill, shtoi shërbimi. Më shumë se dy milionë njerëz në 30 provinca u prekën nga stuhia, e cila detyroi më shumë se 207.500 banorë të linin shtëpitë e tyre dhe të qëndronin në qendrat e evakuimit.

Dëmi i vlerësuar në bujqësi, shtëpi dhe infrastrukturë publike është më shumë se 257 milion pesos (rreth 4.5 milion euro), tha shërbimi. Kërkimi për personat e zhdukur vazhdon pavarësisht shqetësimeve për sigurinë e ekipeve të shpëtimit në zonat e

rrëshqitjes së dheut, tha Mark Timbal, një zëdhënës i shërbimit shtetëror të fatkeqësive.

“Deri më tani, shërbimet tona të shpëtimit nuk i kanë ndalur operacionet e tyre. Më shumë se 300 anëtarë të ekipit janë mobilizuar për të ndihmuar viktimat,” tha Timbal në radiostacionin DZBB në Manila. Timbal u bëri thirrje atyre që duan të dhurojnë para që ta bëjnë këtë në komunikim me njësitë e qeverisjes vendore për të shpërndarë siç duhet këtë ndihmë.

“Si rregull, ne kemi nevojë për ushqim, ujë, batanije dhe furnizime higjienike për të lënduarit,” tha Timbal. Mesatarisht 20 ciklone tropikale godasin arkipelagun e Filipineve çdo vit. /tesheshi.com/

You may also like