Trafikoi mbi një ton kokainë, ish-sulmuesi i Holandës dënohet me 6 vite burg

by admin
Spread the love

 

Ish-sulmuesi i Ajaksit dhe Holandës, Kuinci Promes është dënuar me 6 vite heqje lirie, me akuzat për trafikim droge.

Futbollisti 32-vjeçar, i cili aktualisht është pjesë e Spartakut të Moskës në Rusi, ka mohuar akuzat dhe ka thënë se do të apelojë vendimin.

Sipas mediave, prokuroria e Amsterdamit kishte mbledhur prova të mjaftueshme që konfirmojnë përfshirjen e sulmuesit holandez në trafikimin e më shumë se një ton kokaine nga porti belg i Antverpit.

Ai numëron 50 ndeshje me fanellën e Holandës dhe 7 gola të shënuar në periudhën 2014-2021, pasi që atëherë nuk është grumbulluar më.

PANORAMASPORT.AL

You may also like