Totti këshillon Ibran: Vazhdo të luash, por dëgjo trupin tënd

by admin
Spread the love

Në një intervistë të dhënë për “La Gazzetta dello Sport”, Francesco Totti i është përgjigjur pyetjes se çfarë këshille do ti jepte Zlatan Ibrahimovic:

“Është një vendim shumë personal. Unë shpresoj që të vazhdojë sa të ketë dëshirë, por vetëm nëse fiziku i lejon që të vazhdojë të jetë vendimtar siç ka qenë gjithmonë.

Por të luajë 10 minuta dhe më pas të ndalet, të kalojë më shumë kohë në infermieri se në terrenin e lojës, të aktivizohet me pikatore…eh, është shumë e rëndë.

Ibra ka qenë një luan në fushë dhe jashtë saj. Unë që e vlerësoj shumë i uroj që të mos transmetojë kurrë një sens butësie ndaj atyre që duan ta shohin në pankinë ose më keq akoma të bëjë keq në fushën e blertë”, ka thënë mes të tjerash ish-kapiteni legjendar i Romës. / Oversport.tv

Foto: Francesco Totti Twitter

You may also like