Tottenhami forcon mesfushën, zyrtarizohet blerja e Yves Bissouma

by admin
Spread the love

Tottenham i Antonio Contes është shumë aktiv në merkato. Pas Ivan Perisic dhe Fraser Forster, “Spursat” kanë zyrtarizuar edhe një tjetër afrim.

Bëhet fjalë për Yves Bissouma nga nga Brighton. Gjithçka është komunikuar nga klubi me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare.

Në të thuhej se Bissouma ka firmosur një kontratë që do ta mbajë lidhur me klubin londinez deri në vitin 2026. Për sa i përket shifrave të transferimit, Bissouma u ble nga Tottenham për rreth 25 milionë euro. /oversport.tv

Foto: tottenhamhotspur.com

You may also like