TORONTO – Papa Françesku niset për në Kanada në ‘pelegrinazh pendimi’

by admin
Spread the love

TORONTO, 24 korrik /ATSH-DPA/ – Papa Françesku është nisur për një udhëtim në Kanada, gjatë të cilit duhet të kërkojë falje pas një sërë zbulimesh për abuzime dhe dhunë në institucionet e drejtuara nga Kisha Katolike.

Papa fillon udhëtimin e tij gjashtë-ditor në Edmonton, ku zbarkoi sot.

Ai do të takohet me disa grupe indigjene kanadeze, pasi kombi u trondit nga zbulimet e tmerrshme të qindra trupave të fëmijëve pranë ish shkollave katolike të konviktit vitin e kaluar.

Kisha në Kanada vlerësohet të ketë ndarë më shumë se 100 000 fëmijë nga familjet e tyre me qëllim që të përpiqet të dëbojë brutalisht kulturën e tyre indigjene prej tyre.

Në vitin 2021, kryeministri kanadez Justin Trudeau, i cili është vetë katolik, i kërkoi Papës që të vinte në Kanada dhe të kërkonte falje pasi u zbuluan varret.

Françesku kohët e fundit deklaroi se udhëtimi i tij në Kanada duhet “të kontribuojë në rrugën e shërimit dhe pajtimit që tashmë ka filluar”. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakMarkatë e re e fruta-perimeve në Lushnje

You may also like