Torino “shpëton” në frymën e fundit, sfida ndaj Empolit mbyllet në paqe

by admin
Spread the love

Nuk ka fitues në sfidën e orës 12:30 të Serie A midis Torinos dhe Empolit. Ekipi i Ivan Juric ia del të “rrëmbejë” një pikë në frymën e fundit të takimit, pasi ishte në disavantazh që prej minutës së 49.

Torino është më kërkuese në pjesën e parë dhe kërkon të zhbllokojë shifrat që në fillimin e takimit. Megjithatë, vendasit nuk janë shumë të qartë përballë portierit kundërshtar që është në një ditë të mirë. Miranchuk arrin të realizojë, por goli i tij anulohet për një pozicion jashtë loje nga sistemi VAR.

Në pjesën e dytë, është Empoli që gjen rrugën e rrjetën në minutën e 49. Mattia Destro prodhon një super gol akrobatik duke i çuar shifrat në 1-0. Torino shton presionin dhe vihet në kërkim të golit të barazimit, por portieri Vicario ndal shumë tentativa. Megjithatë, në frymën e fundit, Torino vendos baraspeshën me Sasa Lukic.

Kështu në fund ekipet ndajnë nga një pikë në këtë duel. Torino ngjitet në kutëon e 11 pikëve, ndërsa nga ana tjetër Empoli në nëntë javë ka grumbulluar 8 pikë. /oversport.tv

Foto: Empoli Football Club Official, Twitter

You may also like