“Topi ishte shumë larg Ferran Torres”, Xavi pas barazimit: Arbitrat na penalizuan sërish

by admin
Spread the love

Barcelona nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në transfertë ndaj Granadës së Myrto Uzunit.

Në fakt, katalanasit edhe mund ta kishin humbur ndeshjen duke qenë se ishin në disavantazhin e dy golave. Megjithatë, në fund tentuan maksimumin për të dalë me pikë të plota dhe në minutat shtesë, Joao Felix e realizoi golin e tretë, por që u anulua për një pozicion jashtë loje të Ferran Torres.

Mbi këtë episod, protestoi edhe trajneri Xavi Hernandez i cili theksoi se Ferran Torres nuk kishte lidhje me golin pasi topi kaloi shumë larg tij, edhe pse sulmuesi tentoi të godiste me kokë.

“Më vjen keq për golin e anuluar në fund sepse tani do të ishim duke folur për një përmbysje të madhe. Arbitri i katërt në fillim më tha se goli u anulua sepse Ferran Torres prek topin, më pas u duk qartë se ai nuk e devijoi. Kujt i ndërhyn Ferran Torres? Topi ishte shumë larg tij, e di që Ferran bën përpjekje për të kapur topin, por kjo nuk ndikon tek askush.

Topi po shkonte te Felix dhe askush nuk u ndikua nga Ferran Torres. Në fund e meritonim të fitonim, por përfunduam duke marrë një pikë që për ne është e pamjaftueshme”, u shpreh Xavi. Barcelona pas këtij barazimi humbet terren ndaj Real Madrid teksa katalanasit janë aktualisht në vendin e tretë, tre pikë larg Los Blancos që kryesojnë LaLiga-n./ supersport


Top Channel

You may also like