Toni Domgjoni aplikon për pasaportë të Kosovës, e zbulon Ambasada në Holandë

by admin
Spread the love

23-vjeçari Toni Domgjoni është në listën e trajnerit Bernard Challandes për takimin ndaj Suedisë dhe Gjeorgjisë si prurja më e re në Pëfaqësuesen e Kosovës, transmeton Insporti.

Anipse ende nuk ka marrë leje nga FIFA për të luajtur me Dardanët, mesfushori i talentuar tanimë ka aplikuar për pasaportën e Kosovës në Ambasadën tonë në Holandë.

Ka qenë faqja zyrtare e Konsullatës së Kosovës në shtetin holandez që ka publikuar disa foto nga aplikimi i Domgjonit për pasaportë.

“Toni Domgjoni është ardhja më e re në Kombëtaren e Kosovës në futboll. Ambasada e Kosovës në Holandë u nderua që e priti atë për aplikim të pasaportës. Suksese Toni”, ka shkruar faqja zyrtare.

Nga vera e vitit 2021, Domgjoni është bashkuar me skuadrën e famshme holandeze, Vitesse ku ka kontratë deri në vitin 2024.

You may also like