Tomori: Krenar që pësojmë pak, duhet të fitojmë 3 ndeshjet e mbetura

by admin
Spread the love

Milani ka marrë tre pikë të tjera që e afrojnë akoma më shumë me titullin kampion këtë sezon në Serie A. Edhe kundër Fiorentinës, Fikayo Tomori ishte një nga më të mirët në fushë për kuqezinjtë, duke garantuar një tjetër ndeshje pa pësuar gol për portierin Maignan.

“Është një krenari, por nuk duhet të ndalemi. Jemi të lumtur, jam i lumtur, ndonëse pak i lodhur. Duhet të vazhdojmë të fitojmë, mungojnë edhe tre ndeshje dhe nuk duhet të ndalemi”, ka thënë mbrojtësi anglez për “DAZN”.

Tomori është gjenerali i mbrojtjes së Piolit, që në vitin 2022 ka pësuar vetëm 8 gola: “Mbrojmë me të gjithë skuadrën dhe është një krenari që nuk pësojmë shumë gola. Na ndihmon të fitojmë dhe shpresojmë që të vazhdojmë kështu.

E vetmja gjë e rëndësishme janë tre pikët. Kur stadiumi është plot ka më shumë emocion, na shtyjnë. Luajmë me më shumë energji, sepse tifozët na karikojnë”, ka thënë Tomori. / Oversport.tv

You may also like