Tolgahan realizon arritjen e madhe të karrierës, por vëmendjen e mori Almeda

by admin
Spread the love

Tolgahan Sayisman tashmë është dhe producent. Aktori shumë i dashur turk ka realizuar filmin e tij të parë si producent, me titull “Aynasiz Haluk”. Mbrëmë u mbajt premiera e këtij filmi të shumëpritur, ku Tolga edhe luan rol. Në premierën e filmit, ai u shoqërua nga bashkëshortja, bukuroshja shqiptare Almeda Abazi dhe djali i tyre Efe. Almeda mori të gjithë vëmendjen me look-un e saj elegant, e veshur me një kostum të bardhë, kombinuar me një kanotjere rrjetë dhe taka ngjyrë nude.

Çifti shkëlqyen teksa parakalonin para të ftuarve dhe gazetarëve dhe u ndalën për të folur pak me këta të fundit. Tolga u shpreh se uron që filmi të ketë sukses dhe Almeda tha se ka parë disa pjesë nga ky film dhe sipas saj Tolga ka shumë talent në punën jashtë kamerave, pra si producent.

You may also like