TOKIO – Tajani: Marrëveshja me Tiranën respekton rregullat e BE-së

by admin
Spread the love



TOKIO, 8 nëntor /ATSH-ANSA/ – Marrëveshja e nënshkruar me shtetin shqiptar respekton të gjitha rregullat e komunitetit, shumë të ndryshme nga marrëveshje të tjera që janë bërë nga vende të tjera, deklaroi sot ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, i cili ndodhet në një takim të ministrave të G7-s në Tokio.

”Ajo ka qëllim të garantojë siguri maksimale në mënyrë që ata që nuk kanë respektuar rregullat dhe nuk kanë të drejtë të hyjnë Italia të mund të kthehen në vendet e origjinës”, theksoi ai.

“Ata mund të shkojnë në ato porte vetëm me anije ushtarake italiane dhe jo me ato të OJQ-ve. Në ato qendra mund të shkojnë vetëm persona që nuk janë të mitur apo gra shtatzëna”, nënvizoi ai.

”Është një marrëveshje e shkruar në pajtueshmërinë e plotë me rregullat e komunitetit dhe besoj se është një zgjedhje pozitive”, përfundoi Tajani, i cili ndodhet në një takim të ministrave të G7-s në Tokio./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakMoti i keq, ARRSH: Në disa akse rënie inertesh, qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht


You may also like