TOKIO – Baerbock: 30 shtetas të tjerë gjermanë janë larguar nga Gaza

by admin
Spread the love

TOKIO, 7 nëntor /ATSH-DPA/ – Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock tha se më shumë se 30 shtetas të tjerë gjermanë u larguan nga Rripi i Gazës dje në mbrëmje, duke e çuar numrin e përgjithshëm të gjermanëve që kanë arritur të largohen nga territori i rrethuar palestinez në më shumë se 50.

Pasi mbërriti në Tokio për një takim me ministrat e Jashtëm të G7, Baerbock tha se ajo u kishte bërë thirrje në mënyrë të përsëritur ministrave të tjerë të Jashtëm të G7 për të mbështetur një armëpushim humanitar në Gaza, në mënyrë që furnizimet e nevojshme të mbërrijne te civilët e kapur në luftime.

Avionët luftarakë izraelitë kanë goditur Gazën me sulme të vazhdueshme që kur grupi militant palestinez Hamas filloi sulmet vdekjeprurëse ndaj Izraelit më 7 tetor.

Izraeli gjithashtu ka mbyllur gjerësisht Gazën, një zonë e populluar me më shumë se 2,2 milionë banorë, si pjesë e një “rrethimi total”.

Furnizimi me ujë të pijshëm, energji elektrike dhe karburant janë ndërprerë.

“Banorët në Gaza kanë nevojë për ujë, bukë dhe, mbi të gjitha, për kujdes mjekësor”, tha Baerbock.

Në këtë situatë, ajo e cilësoi largimin e qytetarëve gjermanë si “një fije të vogël shprese”.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like