Toka e djegur: Kostoja katastrofike mjedisore e luftës në Ukrainë

by admin
Spread the love

Përveç mijëra vdekjeve dhe shkatërrimit të infrastrukturës, një krizë tjetër – më e padukshme – që lidhet me pushtimin rus dhe që mund ta ndjekë Ukrainën me vite, është dëmtimi mjedisor.

Nga impiantet e granatuara kimike deri te pyjet e djegura nga raketat, pasojat do t’i ndiejnë jo vetëm ekosistemet e Ukrainës, por edhe njerëzit e saj.

Lista e dëmeve që ka shkaktuar lufta e Rusisë në Ukrainë është e gjatë dhe, nëse nuk u kushtohet vëmendja e duhur, ato mund të zgjasin me vite.

Vëzhguesi i Konfliktit dhe Mjedisit ka raportuar se ndikimi në mjedis i luftës ka nisur edhe para fillimit të konfliktit.

Grumbullimi i forcave ushtarake dhe mbajtja e tyre në gjendje gatishmërie mund të konsumojnë shumë burime.

Pajisjet dhe automjetet ushtarake kërkojnë energji, që zakonisht sigurohet nga nafta, dhe emetimet e CO2-shit nga ushtritë e mëdha janë më masive se të shumë vendeve në botë së bashku.

Një studim nga Universiteti Brown ka treguar se emetimet e gazrave serrë nga ushtria amerikane, janë më të mëdha se ato të Portugalisë, Danimarkës dhe Suedisë së bashku.

Pas fillimit të një konflikti, rreziqet rriten dhe dëmi bëhet shumë më i dukshëm./REL


Top Channel

You may also like