Tjetër sukses për arbitrimin shqiptar, Enea Jorgji gjykon sfidën Turqi-Itali

by admin
Spread the love

“Bilbilat” shqiptarë marrin një tjetër vlerësim në arenën ndërkombëtare, pasi kësaj radhe u është besuar një ndeshje e rëndësishme e futbollit europian.

Gjyqtari Enea Jorgji do të jetë arbitri kryesor i ndeshjes miqësore Turqi-Itali, që do të luhet nesër në orën 20:45 në Konya.

Asistentë të Jorgjit do të jenë Dojando Myftari dhe Ilir Tartaraj, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Juxhin Xhaja.

Në këtë sezon futbollistik, Jorgji ka arbitruar në një ndeshje të Conference League dhe 3 sfida të Uefa Youth League. Gjithashtu, ai ka vendosur drejtësi edhe në kualifikueset e Conference League (1 herë). / Oversport.tv

Foto: Juventus Fc Facebook

You may also like