Tjetër rast me Covid-19 te Fiorentina, rezulton pozitiv Lucas Torreira

by admin
Spread the love

Rasti i fundit me Covid-19 në Serie A vjen nga Fiorentina. Bëhet fjalë për mesfushorin Lucas Torreira i cili aktualisht është në grumbullim me kombëtaren e tij Uruguai.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kombëtarja nëpërmjet një postimi në kanalin e saj zyrtar. Në të thuhet se bashkë me Torrerian ka rezultuar pozitiv edhe Diego Rossi që aktivizohet me Fenerbahce.

Në vend të tyre, janë grumbulluar Fernando Gorriarán, Agustín Canobbio dhe Brian Ocampo. Ky është rasti i tretë pozitiv te Fiorentina. Emrat e dy lojtarëve të tjerë klubi ka vendosur të mos i publikojë. /oversport.tv

You may also like