Tjetër lëvizje, Rama rikthen “kamikazen” e tij në krye të IKMT

by admin
Spread the love

Sikundër e tha Belinda Balluku në përfundim të mbledhjes së qeverisë se zv.ministrat që po shkarkohen pritet të emërohen në detyra të tjera, kështu po ndodh. Ndërkohë që Ardi Veliu pritet të emërohet si drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Dallëndyshe Bici la postin e zv.ministres së Mbrotjes për t’u emëruar si drejtuese e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Në fakt është një rikthim i Bicit në po të njëjtin institucion ku ajo ka qenë më parë.

E njohur gjerësisht si një “kamikaze” e Edi Ramës, Bici ka shembur sa e sa objekte në të gjithë vendin shpesh duke shpërfillur edhe vendime gjykatash apo dokumente të tjera pronësore. Sidomos në zonën e bregdetit shumë operacione mbajnë “vulën” e saj. Sigurisht me urdhrat direkte në WhatsApp të Edi Ramës. Ajo pason Ajet Zyberin, ish-drejtorin i cili është në këtë detyrë dicka më tepër se rreth një vit kur ishte larguar në fakt Bici.

Por me sa duket ai s’ka qenë në lartësinë e devotshmërisë që kërkon Edi Rama për pozicione të tilla prandaj edhe po largohet. Të gjitha ndryshimet që kemi raportuar sot tregojnë në fakt të gjithë filozofinë e Rilindjes: Shpërblehet vetëm ai që i shërben me devotshmëri Edi Ramës dhe tarafit të tij. Ofiqet publike janë vetëm për një grusht njerëzish që i binden verbërisht partisë-shtet. Kush i bindet ligjit, nuk ka vend në radhët e shtetit./lapsi

You may also like