Tjetër humbje për Francën: Nkunku do mungojë në Botëror, vendin e tij e merr Kolo Muani

by admin
Spread the love

Christopher Nkunku do të mungojë në Botëror pasi është dëmtuar në stërvitjen e fundit të kombëtares franceze. Sulmuesi nuk do të udhëtojë me “gjelat” në Katar dhe në vend të tij tekniku Didier Deshamps ka grumbulluar Randal Kolo Muani.

Sulmuesi i Leipzig u dëmtua në seancën e fundit stërvitore të Francës pas një përplasjeje me Camavingan. Ai I bashkohet Kantes dhe Pogbasë në listën e yjeve të Francës që do të mungojnë në Katar 2022.

Kupa e Botës fillon të dielën dhe Franca do të luajë ndeshjen e parë në grup në 22 nëntor kundër Australisë. /Oversport.tv

You may also like