Tjetër “hap fals”, Jovic shpëton Milanin ndaj Salernitanës

by admin
Spread the love

Milan nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në transfertë ndaj Salernitanës, madje ashtu siç shkoi ndeshja, kuqezinjtë fare mirë edhe mund ta kishin humbur atë.

Në fakt, sfida nisi mirë për “Djallin” që kaloi në avantazh me anë të Fikayo Tomorit. Por, ky gol nuk ndikoi në humorin e vendasve që barazuan brenda pjesës së parë me anë të mbrojtësit Fazio.

Me barazimin 1-1 u mbyll pjesa e parë teksa në fraksionin e dytë, Candreva me një “predhë” nga distanca befasoi Maignan që padyshim mund të bënte më mirë.

Gjithsesi, vendasit iu gëzuan avantazhit, por në fund nuk mundën ta mbanin atë pasi Luka Jovic i shpëtoi nderin Milanit në minutën e 90.

Përfundimisht, ndeshja u mbyll në barazimin 2-2 ndërsa Milani humbet sërish terren me dyshen e kreut Juventus dhe Inter. Aktualisht, kuqezinjtë mbeten të tretët me 33 pikë, ndërsa Salernitana mbyll klasifikimin në vendin e 20 me nëntë pikë.


Top Channel

You may also like