Tjetër hap drejt rinovimit, marrëveshja mes Milanit dhe Bennacer është shumë pranë

by admin
Spread the love

Ismael Bennacer nuk ka asnjë dyshim për të ardhmen e tij. Mesfushori algjerian kërkon të vazhdojë aventurën e tij te Milani dhe nuk po mendon për t’u larguar në një tjetër drejtim.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Bennacer i ka dhënë përparësi totale rinovimit me Milanin. Kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2024 dhe palët janë duke punuar për të arritur një marrëveshje të re.

Agjenti i lojtarit, Enzo Raiola do të takohet me drejtuesit e Milanit në fundin e këtij viti për të gjetur sa më parë gjuhën e përbashkët për rinovimin. Interes për mesfushorin e Milanit kanë shfaqur Liverpool, Chelsea e Arsenal. /oversport.tv

You may also like