Tjetër afrim nga Engatia, ish-mesfushori i Partizanit firmos për tre sezone

by admin
Spread the love

Egnatia vazhdon të bëj goditje në merkaton e verës duke përforcuar ekipin për sezonin e ardhshëm. Së fundmi klubi rrogozhinas ka firmosur për tre sezone me ish-mesfushorin e Partizanit, Donald Mellugja.

Ka qenë vetë klubi i Egnatias që me anë të një postimi në faqen zyrtare ka bërë publik lajmin. Në të thuhej se Mellugja ka firmosur një kontratë tre vjeçare, ndërsa konsiderohet si vlera e shtuar për mesfushën sezonin e ardhshëm.

“Njoftim

Mellugja firmos për 3 sezone.

Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të nënshkruaj kontratë 3 vjeçare me mesfushorin polivalent Donald Mellugja. I cili pritet të jetë një vlerë e shtuar për mesfushën në sezonin e ri.” /oversport.tv

You may also like