Titulli historik me Leverkusen, zbulohet shifra e majme që pritet të përfitojë Xhaka

by admin
Spread the love

Granit Xhaka është prej lojtarëve kryesorë të Bajern Leverkusenit, që të dielën fitoi titullin kampion të Gjermanisë. Në aspektin sportiv titulli i kampionit është sukses kulmor, pasi nuk ishte shënuar asnjëherë në historinë e këtij klubi.

 

Por edhe në aspektin financiar lojtarët dhe trajnerët e Bajer Leverkusenit do të shpërblehen mirë.   “Sport Bild” e trajneri Çabi Alonso e kishte të parashikuar në kontratë një bonus prej 500 mijë frangave zvicerane nëse e fitonte titullin deri në vitin 2026. Disa prej lojtarëve po ashtu kanë bonuse për titull në kontratat e tyre, që shkojnë deri në 250 mijë franga zvicerane, në varësi nga numri i paraqitjeve. 

Sipas “20min.ch”, kjo është shifra që mund të fitojë Xhaka për suksesin historik me Leverkusenin. Xhaka kërkon edhe trofeun e Ligës së Evropës dhe Kupën e Gjermanisë me Leverkusenin. Dhe natyrisht qindra mijëra euro të tjera. 

PANORAMASPORT.AL

You may also like