Titrimi shqip-shqip i serialit “Rrushe” shkakton ‘meme’ qesharake në rrjetet sociale

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Seriali “Rrushe” këto ditë u kthye në prodhimin kinematografik më të përfolur të momentit.

Kjo pasi në transmetimin e tij në televizionin Top Channel, u shfaq titrimi i serialit në shqip – ani pse ai i tëri është realizuar në gjuhën shqipe me dialektin e Kosovës.

E gjithë kjo “dramë” ka shkaktuar një valë reagimesh qesharake me meme nga më të ndryshmet në rrjetet sociale.

Një nga ‘meme’-të që ka bërë më së shumti bujë ka qenë krahasimi i thënies së famshme të Donald Veshaj në BBVA 1 “Më lër të flas”, me atë që kishte thënë dikur një qytetar në një intervistë me kërkesën për të folur.

Gjithashtu nuk kanë munguar edhe shakatë me fotografitë e vjetra dhe figurat e rëndësishme historike, duke vendosur titra krahasues mes dialekteve të gjuhës shqipe.

 

You may also like