Tite me dhimbje koke, dy titullarë humbasin dy sfidat e radhës në grup

by admin
Spread the love

Neymar dhe Danilo mban në tension trajnerin e Brazilit Tite, pasi dy titullarët e Seleçao u dëmtuan në sfidën e parë të grupeve. Të dy këta lojtarë me shumë gjasa do të mungojnë në sfidat e radhës së grupit G dhe do po punojnë që të jenë gati të paktën për fazën e 1/8.

Sipas së përditshmes “Mundo Deportivo”, numri 10 i Brazilit do jetë gati sërish për skuadrën në raundin e 1/8 të Kupës së Botës. Neymar bashkë me mbrojtësin e Juventusit Danilo, do të mungojnë në sfidat e radhës përballë Zvicrës dhe Kamerunit.

Ish-sulmuesi i Barcelonës u zëvendësua nga trajneri Tite në minutën e 79’, pasi u dëmtua në kavilje. Për sa i përket Danilos, ai ndjeu shqetësime në minutat e fundit të ndeshjes përballë Serbisë. /oversport.tv

Foto: FIFA World Cup, Twitter

You may also like