“Titanik 2”, të hënën shpallet vendimi

by admin
Spread the love

Të hënën për herë të dytë do të shpallet në shkallë të parë vendimi për “Titanik 2”, pasi një herë u rrëzua nga Apeli.

Rasti “Titanik 2”, i cili ka të bëjë me parregullsitë në zgjedhjet lokale të vitit 2013, po gjykohet për herë të dytë, pasi Gjykata e Apelit shfuqizoi aktvendimin e Gjykatës Penale, e cila kishte dënuar Mijallkovin me 3 vite burg, Thaçin me 3 vite e 2 muaj, ndërsa dënime me burg kishin marrë edhe të akuzuarit e tjerë, përcjell Shqip.

“Titanik 2” ka të bëjë me parregullsitë në zgjedhje. Sipas aktakuzës, Mijallkov përmes liderit të PSDH-së, Menduh Thaçi, ka urdhëruar që bashkë partiaku i këtij të fundit nga KSHZ, të votojë për anulimin e votimit të rregullte në vend votimin në Strumicë, në interes të Vasil Peshevit nga VMRO – DPMNE, në dëm të kandidatit të atëhershëm, Zoran Zaev.

Thaçi dhe ish anëtarët e KSHZ-së akuzohen për veprën penale keqpërdorimi detyrës zyrtare. Ndërsa, Mijallkov akuzohet për “marrjen e shpërblimin për ndikim në mënyrë të paligjshme”, vepër e cila vjetërsohet në prill të këtij viti, me çka rrezikohet që Mijallkov të shpëtojë nga përgjegjësia./KlanMacedonia

You may also like