Tirana në Dhjetorin magjik të festave

by admin
Spread the love



TIRANË, 19 dhjetor /ATSH/ Ashtu si shumë kryeqytete të Europës, edhe Tirana është bërë gati për të mikpritur festat e fundvitit.

Në sheshin “Skënderbej” ka nisur atmosfera, një hapësirë festive ku qytetarët mund të kalojnë kohën dhe të argëtohen.

Qyteti i Tiranës është zbukuruar nga dritat dhe dekoret e ndryshme në prag të festave të fundvitit, Krishtlindjet dhe Viti i Ri.

Me afrimin e festave, edhe qyteti ka filluar që të vishet me vellon e tij të re, çka është kthyer në një traditë të bukur duke tërhequr vëmendjen e vizitorëve vendas e të huaj.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprak105-vjetori i Kongresit të Tiranës


You may also like