Tirana humbet kreun/ Bardheblutë u mundën nga Teuta, parakalohen nga Partizani në prag të derbit

by admin
Spread the love

Tirana ka humbur përballë teutës së vendit të fundit në “Niko Dovana” në takimin përmbyllës të javës së 14-të e Abissnet Superiores.

‘Djemtë e Detit’ kanë fituar me rezultatin minimal 1-0, duke i befasuar bardheblutë e Tiranës, të cilët tani humbasin edhe kreun e klasifikimti duke ja ridorëzuar Partizanit që ka një pike më tepër në renditje.

Goli i vetëm i takimit erdhi, pas ekzekutimit të një goditjeje dënimi, ku topi i goditur nga Marku në minutën e 65’, pas një karamboli përfundoi në rrjetën e portës së Bekajt. Rezultati 1-0 për Teutës, nuk ndryshoi deri në fund të takimit megjithë përpjekjet e pasuksesshme të bardhebluve të kryeqytetit.

Kjo ishte fitorja e dytë e Teutës radhazi në ‘epokën’ e trajnerit Edi Martini, i cili me sa duket e di sekretin për të mundur kryeqytetasit. Gjithsesi, pas këtij suksesi, durrsakët me 14 pikët e grumbulluara renditen në vendin e nëntë, duke lënë pas vetëm Kukësin.

Sfida e radhës për Tiranën është derbi i kryeqytetit, ndeshje e cila, do të zhvillohet të mërkurën më 21 dhjetor në orën 20:00 në ‘Air Albannia’. Ndërkohë, Teuta do të luajë të enjten ndaj Vllaznisë në ‘Loro Boriçi’.

Edhe Egnatia pësoi humbjen e parë që nga koha kur drejtimin e tyre e ka marrë Shpëtim Duro. Surpriza e hidhur për rrogozhinasit erdhi pikërisht në “Egnatia Arena” të Rrogozhinës, ku skuadra e Bylisit fitoi me rezultatin minimal 1-0. Po me shifrat 1-0 u mbyll edhe takimi në Kamëz, ku skuadra krutane e Kastriotit fitoi ndaj Vllaznisë.

Në hije kuqeblutë shkodranë, të cilët janë futur në një krizë rezultatesh. Pasi humbën në fundjavën e shkuar në Shkodër ndaj Egnatias (0-1), sot pësuan humbjen e dytë radhazi. Duke luajtur me 10 futbollistë, pas daljes me karton të kuq të Krujës në minutën e 32-të.


Top Channel

You may also like