Times Higher Education rangon UBT-në ndër universitetet më inovative në botë

by admin
Spread the love

Universiteti UBT është ranguar në mesin e universiteteve më inovative në botë nga revista britanike Times Higher Education.

Lista përdor të dhënat që lidhen me (SDG), Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm, dhe në ca prej tyre ky universitet ka hyrë në 100 më të mirët, e në disa të tjerë në 200 më të mirët.

UBT-ja ka shënuar impakt në luftimin e varfërisë, në politikat kundër urisë dhe në inovacionin industrial dhe atë të infrastrukturës.

Vetë universiteti e ka cilësuar si arritje të madhe këtë rangim, duke thënë që synojnë ta ruajnë këtë pozitë në rajon.

“Ky vlerësim i lartë nga Times Higher Education është një arritje e shkëlqyer e UBT-së, institucion pararojë i edukimit në Kosovë dhe rajon për inovacionin dhe zhvillimin e qëndrueshëm”, thuhet në faqen e universitetit.

“Synimi i UBT-së është që ta ruajë këtë pozitë si institucion lider në rajon e më gjerë, ndërkohë që do të punojë fort që vitin e ardhshëm të ngrihet edhe më lart”.

“Si institucion UBT-ja i kushton rëndësi të madhe përmbushjes së objektivave globale për zhvillim të qëndrueshëm dhe ky vlerësim i lartë nga Times Higher Education është konfirmim i punës së madhe që është bërë përgjatë këtyre viteve, ku si institucion UBT-ja përfaqëson vlerat më të larta të edukimit në Kosovë në arsimin e lartë dhe në fushën e teknologjisë dhe inovacionit”.

You may also like