Tifozët prishtinas “Plisat” kanë mbetur pa bileta për ndeshjen e sontme Shqipëri – Ishujt Faroe

by admin
Spread the love

Tifozët prishtinas “Plisat” kanë mbetur pa bileta për ndeshjen e sontme Shqipëri – Ishujt Faroe.

Tifozët më të zëshëm të Kombëtares mbeten jashtë “Air Albania”, ndonëse ishin më të zëshmit dhe kontribuuan në rezultatet e Kuqezinjve, shkruan “Gazeta Express”.

Në bazë të informatave që po qarkullojnë së fundmi, tifozët kosovarë akuzohen për kinse keqpërdorimin e biletave në ndeshjen e fundit kundër Republikës Çeke në Tiranë.

Edhe pse nuk kanë dalë me një komunikatë zyrtare, tashmë është e sigurt se “Plisat” mbeten jashtë “Air Albania” sonte.

Ky vendim i FSHF-së ka zgjuar reagim të madh në rrjetet sociale, duke u cilësuar si diskriminues dhe jo-respektues ndaj tifozëve më besnikë të Kombëtares.

You may also like