Tifozët e Lazios kontestojnë në Formello, kore kundër Lotitos dhe Tares

by admin
Spread the love

Tifozët e Lazios po kontestojnë ashpër drejtuesit e klubit. Dhjetëra tifozë, anëtarë të grupimit Ultras Lazio, ashtu siç kishin njoftuar, janë shfaqur jashtë ambienteve të qendrës sportive ku stërviten Immobile me shokë.

Tifozët kanë shpalosur banderola dhe kanë kënduar kore me fjalë fyese në drejtim të presidentit Lotito dhe drejtorit sportiv, Tare.

Klubi akuzohet për merkaton e munguar të janarit, që u mbyll vetëm me blerjen në minutat e fundit të Cabral nga Sportingu i Lisbonës.

“Një tjetër merkato mediokre, Lotito nuk je i denjë për këtë klub”, ka qenë banderola që është shfaqur në kangjellat e Formellos. / Oversport.tv

You may also like