Tifogrupi “Shvercerat” sonte do të kërkojnë dy vajzat e zhdukura në Shkup: Ato janë motrat tona

by admin
Spread the love

Tifogrupi i klubit FC Shkupi përmes një njoftimi në rrjetet sociale u bën thirrje anëtarëve të tyre që të nisin me kërkimin e dy vajzave që u zhdukën.

“U bëjmë thirrje antarëve tanë nga çdo lagje, nga çdo nëngrup, që nga ora 21:30 deri në ora 22:00 ju presim të takohemi tek Sheshi Skënderbeu, dhe prej këtu do të dalim në kërkim te motrave tona. Kemi nevojë për ndihmën e secilit! Anisa dhe Melisa janë vajzat dhe motrat tona!”, thuhet në njoftimin e “Shvercerave”.

Dy vajzat e mitura, Anisa Ajro dhe Melisa Kurtishi nga Gazi Baba e Shkupit, kanë humbur kontaktin me familjet e tyre prej ditës së djeshme.

Familjarët kanë lënë edhe numër kontakti edhe atë:

Kontakti i babai të Anisa Ajros, Engini: 072 232 983

Numra tjerë për kontakt: 079 268 538 dhe 079 211 209

You may also like