Ti je mega e shëmtuar, po përfaqëson një…

by admin
Spread the love

Duket se debatet nuk kanë të ndalur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Edhe pse shpeshherë Luizi është kryefjala dhe protagonist kryesor i diskutimeve brenda shtëpisë, kësaj radhe ka qenë ndryshe. Debate ka ndodhur mes dy miqve, Oltës dhe Kristit.

Madje, debati mes tyre ka marrë edhe përmasa ‘serioze’, teksa aktorja dhe artisti kanë përdorur edhe fjalë fyese ndaj njëri-tjetrit. Ata e kanë akuzuar njëri-tjetrin si të shëmtuar, teksa Kristi ka ngritur edhe tonet kundrejt Oltës.

Pjesë nga biseda:

Olta: Sa i shëmtuar je bërë

Kristi: Unë i shëmtuar? Ti je bërë mega e shëmtuar, jo unë.

Olta: Ule pak zërin, pse bërtet

Kristi: S’po bërtas, po i them në ton që je bërë shumë e shëmtuar dhe ja thashë dhe atë ditë. Po përfaqëson një anë tënden që e ke, shumë të shëmtuar.

Olta: Ul zërin me mua, mos flit me këtë ton

You may also like