Ti je gjithçka që mashkulli deshiron te një femër, të dua

by admin
Spread the love

Vesa Luma, artistja e dashur shqiptare feston sot ditëlindjen. Urimet për të kanë qenë të shumta, teksa sigurisht, ai më i veçanti ka ardhur nga partneri i saj, këngëtari Big Basta.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Geri, i njohur ndryshe edhe si Big Basta me emrin e tij të artit uron partneren e tij për ditëlindje. Në urimin e tij emocionues, ai shkruan se Vesa është gjithçka që një mashkull do te një femër, ndërsa i uron edhe 100 vite të lumtura së bashku.

“Kjo nuk është thjesht ditelindja jote per mua @vesaluma, por një ditë plot kujtime dhe momente magjike që nga njohja jonë e deri sot. Një gjë është e sigurtë, se, dashuria jone ka mbizotëruar në çdo cep te botes dhe e kemi kurorezuar me pasardhësin tonë që ngjan herë me ty e herë me mua.

Je gjithçka që një mashkull deshiron tek një femer. Te dua zemër, edhe 100 vite bashke!”- shkruan Big Basta në postimin e tij shumë emocionues në rrjete sociale.

You may also like