“Ti ishe në pampers”, Majk “thumbon” keq Don Xhonin

by admin
Spread the love

 

 

Rikthehen ‘dramat’ mes reperëve shqiptarë. Reperi Majk, përmes një ‘instastory’ ka postuar sot një shkrim që lë të duket se i drejtohet reperit Don Xhoni, me të cilin ka pasur edhe përplasje më parë në rrjetet sociale.

‘Unë po e bëja këtë m** kur ti ishe në pampers”, shkruan Majk.

Majk- Don Xhon

Kjo frazë duket se i drejtohet një reperi të ri në moshë, e gjasat janë që të jetë për Don Xhonin, i cili është më i vogël se Majk.

Po çfarë ka ndodhur mes tyre?

Majk pushtoi krytetitujt e mediave rozë dhe rrjeteve sociale pak muaj më parë. Në daljen e tij televizive ai realizoi një freestyle ku u duk se i bëri diss Don Xhonit. Dy djemtë kanë patur edhe më parë përplasje me njëri-tjetrin nëpër këngë që në gjuhën e repit njihen si diss-e.

Më pas, ishte Finemi ai që ironizoi dhe shau Don Xhonin në një video-live që realizoi në Instagram. E fill pas kësaj ai u shfaq në krah të Noizyt, i cili po ashtu nuk ka raporte të mira me Don Xhonin.

Në situatat e ngjashme të mëparshme Don Xhoni ka zgjedhur të përgjigjet me të njëjtën mënyrë duke ironizuar dhe ofenduar në rrjetet sociale. Nuk dihet nëse do t’i përgjigjet deklaratës së sotme të Majk.

You may also like