Ti e ke fajin që Luizi ofendon në shtëpi

by admin
Spread the love

‘Big Brother VIP Albania’ është kthyer tashmë në një prej emisioneve më të ndjekura e më të komentuara nga një pjesë e madhe e shqiptarëve. Debate, të qeshura, të bërtitura, argëtim, madje edhe romanca, ky edicion i dytë i këtij reality show po ofron gjithçka, edhe pse është në ditët e para.

Pa dyshim që Luiz Ejlli është kthyer në kryefjalën e këtij sezoni, teksa është edhe temë bisede në shtëpi edhe mes banorëve. Pak më parë, në një bisedë mes Kiarës dhe Efit, kjo e fundit e akuzoi moderatoren si shkaktare të ofendimeve të Luizit, si edhe për sjelljen e tij.

Efi mendon se këngëtari reagon në këtë formë pasi ka mbështetjen e Kiarës dhe i thotë se është faji i saj që lejon një person si Luizi të ofendojë e vijon të merret me të.

“Nuk e kuptoj fare si mund të lejosh një njeri që ofendon dhe merresh akoma me të. Ti e ke fajin që ai ofendon këtu brenda. Vetëm faji jot, pikë…”- i ka thënë Efi – Kiarës.

You may also like