Thuram: Duhet të kisha ardhur te Inter para dy vitesh. Babai im? Më tha bravo

by admin
Spread the love

Sulmuesi Marcus Thuram, protagonist i madh i derbit të fituar mbrëmjen e së shtunës nga Interi 5-1 ndaj Milanit ka folur sërish për mediet italiane pas kësaj sfide.

Në prononcimin e tij, Thuram u shpreh se duhej të kishte kaluar që para dy viteve të Inter, ndërsa shtoi se për derbin ndaj Milan mori komplimente dhe nga i ati, Lilian Thuram.

“E gjeta veten një për një me mbrojtësin, pashë që isha vetëm dhe gjuajta në portë. Babai im? Më tha bravo…Para dy vitesh më duhej të vija te Inter, u lëndova por ende i dhashë fjalën Interit. Tani dua të ndihmoj bashkëlojtarët me gola, asistime apo rikthime në mbrojtje”-deklaroi sulmuesi. /Supersport


Top Channel

You may also like