Thomas Muller rinovon me Bayern Munich – Shqip

by admin
Spread the love

Fituesi i 32 trofeve me bavarezët firmos deri në 2025

Thomas Muller dhe Bayern Munich duket se është një martesë që nuk do të përfundojë kurrë. Sulmuesi ka rinovuar me gjigantin e Bundesligës gjermane, duke hedhur firmën në kontratë deri në qershorin e vitit 2025.

“Thomas Müller i përket Bayern si Frauenkirche në Mynih. Ai lindi jashtë qytetit, u rrit në këtë klub dhe u bë legjendë. Pak njerëz mund ta bëjnë këtë”, tha presidenti i bavarezëve, Herbert Hainer.

Müller është paraqitur 684 herë për klubin në nivel të lartë, duke regjistruar mbi 237 gola dhe 261 asistime në karrierën e tij plot suksese. Gjatë kohës së tij në Mynih, ai ka fituar 12 tituj të Bundesligës, dy tituj të Ligës së Kampionëve dhe gjashtë tituj të Kupës së Gjermanisë në mesin e 32 titujve të klubit në total.

Këtë sezon, 34-vjeçari nuk ka marrë minutat e duhura në urdhërat e Thomas Tuchel, gjithsesi, kampioni i Botës në vitin 2014 është një element tepër i domosdoshëm për rekordmenët gjerman.

Klan News

You may also like